Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e kësaj të marte në Elbasan.
Sipas Institutit të gjeoshkencave tërmeti me epiqendër në Shalës të Elbasanit kishte magnitudë 4.1të shkallës Rihter dhe thellësi 22.7 kilometra.
Paraprakisht bëhet e ditur se nuk ka dëme materiale, ndërkohë që qytetarët, të pushtuar nga paniku kanë dalë jashtë banesave për disa minuta.