Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj tij “arrest me burg”, ndërsa Koka bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, të dhënë më 5 Janar të këtij viti, kërkesë kjo që u hodh poshtë.
Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur të inceneratorit në Elbasan dhe Fier, duke e akuzuar për ‘’shpërdorim të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.
Për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion.