Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për ndryshimin e masës.
Lajmi u bë i ditur nga GJKKO-ja, duke cituar njoftimin për shtyp.
Institucioni i drejtësisë ka vendosur që Koka të hetohet ende nën masën “Arrest me burg”.
Koka ishte i pari që u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) më 14 dhjetor, për korrupsion dhe shpërdorim detyre për inceneratorët.
Në dëshminë e tij, gjatë seancës, ish-ministri theksoi se “nuk e ka shkelur ligjin”.
Arrestimi ka ardhur, pasi u kallëzua penalisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim për çështjen e inceneratorëve.
Akuza e LSI-së lidhej me pretendimet për shkelje në ndërtimin e inceneratorit të Fierit.