“Terminatori” la armën dhe kapi lopatën. Arnold Shvarceneger ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet si kurrë më parë. Ai u pa teksa po mbushte një gropë në lagjen e tij, që “ua kishte nxirë jetën” të gjithë banorëve.
“Pasi e gjithë lagjia ishte në telashe me këtë gropë të stërmadhe që kishte prishur makinat dhe biçikletat për javë të tëra, dola me ekipin tim dhe e rregullova atë,” thotë aktori 75-vjeçar.
Ai tha se ka qenë në natyrën e tij që të gjejë zgjidhjen e një problemi dhe të mos ta vajtojë atë.
“Unë gjithmonë them, të mos ankohemi, le të bëjmë diçka për ta zgjidhur,” tha ai.
Pasi bëri këtë punë vullnetare, ai u pa më vonë duke shijuar motin e pranverës në Kaliforninë Jugore në një xhiro me biçikletë. Zyrtarët e Los Anxhelosit thanë muajin e kaluar se morën më shumë se 1,300 kërkesa për riparimin e gropave në një javë të vetme.
View this post on Instagram