Grida Duma ka hequr dorë nga politika për t’u bërë pjesë e botës së medias. Burime për Vesa News bëjnë me dije se deputetja do të bëhet pjesë e Top Channel dhe do të moderojë një emision të ri poltik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma gjithashtu ka paralajmëruar një konferencë urgjente për shtyp në orën 10:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Me Dumën drejtuese emisioni, tashmë bëhen 5 zëdhënës të PD që drejtojnë emisione, në televizione të ndryshme.
Përveç Gridës, janë edhe Erla Mëhilli, Elona Meço, Neritan Sejamini dhe Juela Meçani.
Kujtojmë se ditën e djeshme Alfred Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit në Partinë Demokratike, sipas tij për arsye personale. Mirëpo vlen të theksohet se në këtë mënyrë gupi që përkrahte Alibeajn është pakësuar dhe dobësuar.
Në një kohë ku PD ndodhet ende e përçarë dhe gjykata ende nuk është shprehur, grupi i Berishës shikohet si favorit që do të drejtojë opozitën drejt zgjedhjeve vendore 2023.