Transumaca, ose thënë ndryshe tradita e shtegtimit të bagëtive në mal, ka hyrë në UNESCO si pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore jo materiale. Shqipëria kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.
Sipas kësaj tradite të lashtë, me ardhjen e verës barinjtë i zhvendosin bagëtitë drejt maleve, apo bjeshkëve për të kullotur. Ky rit shoqërohet edhe me këngë, festë apo kulinari dhe përfshirja në UNESCO do të ndihmojë në ruajtjen e saj dhe transmetimin nga njëri brez tek tjetri.
Një vit më parë si pjesë e Pasurisë Botërore të Njerëzimit e cila mbrohet nga UNESCO u fut edhe xhubleta.