Kanceri është një sëmundje vdekjeprurëse e cila po shkakton vdekje të mëdha në të gjithë botën. Mënyra më e mirë për ta trajtuar atë është zbulimi i hershëm i tij dhe testimet për të parë se në çfarë faze është.
Studiuesit në Suedi kanë zhvilluar një test të thjeshtë, jo-invaziv që ata thonë se mund të zbulojë me saktësi 14 lloje të ndryshme të kancerit të fazës I.
Ata përdorën teknologjinë e fundit të mësimit makinerik për të gjurmuar nivelet e glikozaminoglikaneve (një lloj sheqeri që është pjesë e rëndësishme e metabolizmit tonë) si biomarkues për të zbuluar kancerin në mostrat e gjakut dhe urinës të 1260 vullnetarëve.
Në studimin e tyre, të botuar në revistën shkencore PNAS, autorët thanë se metoda e tyre mund të zbulonte kancerin e fazës I me një ndjeshmëri deri në 62%.
Specifikimi i testit, përqindja e negativëve të vërtetë që testi parashikoi saktë – ishte i lartë, në 95% dhe gjithashtu parashikonte se ku ndodheshin tumoret me saktësi 89%.