Shqipëria dhe Italia kanë finalizuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditën e nesërme vizitë zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani.
Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve.
Synimi i kësaj marrëveshjeje është rikonfirmimi i mbështetjes së Italisë, për një proces të përshpejtuar integrues drejt Bashkimit Europian deri në vitin 2030, siç ka deklaruar zv.kryeministri italian dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.