Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi automjeti më të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë. Aksidenti ndodhi rreth orës 05 e 50 minuta të mëngjesit të së dielës në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. Nga aksidenti gjeti vdekjen Alban Miloti si dhe mbeti i plagosur Elvis Doçi. Ky i fundit u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Dy të rinjtë udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen” me targë AA642IK, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia tej normave të lejuara.