Gështenjat mbrojnë zemrën, rregullojnë sheqerin, reduktojnë inflamacionin dhe janë vënë nën mikroskopin e studiuesve për vetitë e mundshme kundër kancerit. Më poshtë do ju sjellim përfitimet e çmuara të gështenjës.
Janë të pasura me lëndë ushqyese
Gështenjat janë një burim i pasur vitaminash dhe mineralesh si bakri, mangani, vitamina B6, vitamina C, tiamina, folati, riboflavina dhe kaliumi, ndër të tjera.
Janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh
Gështenjat përmbajnë një sërë antioksidantësh, si vitamina C, tanine dhe të tjera, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin pasi ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira. Nivelet e larta të radikaleve të lira mund të shkaktojnë stres oksidativ, por gjithashtu rrisin rrezikun e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceret.
Kontribuojnë në shëndetin kardiovaskular
Ushqyesit dhe antioksidantët në gështenja janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Antioksidantë të veçantë mbrojnë kundër stresit oksidativ, i cili rrit rrezikun e sëmundjeve të trurit dhe zemrës. Ato janë gjithashtu të pasura me kalium, një komponent i rëndësishëm që kontribuon në shëndetin e zemrës dhe rregullimin e presionit të gjakut.
Janë të pasura me fibra
Gështenjat janë një burim i mirë i fibrave, të cilat kanë vërtetuar përfitime shëndetësore. Ndër të tjera, ato rrisin aktivitetin e zorrëve, duke përmirësuar shëndetin e tretjes. Fakti që fibrat bimore arrijnë në zorrë të patretura kontribuojnë në dy mënyra: nga njëra anë, ato veprojnë si një prebiotik, duke qenë ushqim për bakteret e shëndetshme të zorrëve, të cilat prodhojnë përbërës të ndryshëm të dobishëm dhe nga ana tjetër, ato kontribuojnë në ndjenjën e ngopjes, pa shtuar kalori.
Rregullojnë sheqerin në gjak
Mbajtja e sheqerit në gjak në nivele të shëndetshme është e rëndësishme për shëndetin dhe veçanërisht për ata me diabet ose para-diabet.
“Fshehin” ndoshta veti antikancerogjene
Hulumtimet e epruvetës sugjerojnë se gështenjat mund të kenë veti antikancerogjene. Konkretisht, ata pretendojnë se antioksidantët në gështenja mund të ndalojnë rritjen apo përhapjen e qelizave të kancerit. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të hetuar këtë efekt të mundshëm.
Janë të shijshme dhe të lehta për t’u shtuar në dietën tuaj
Gështenjat nuk janë vetëm të shëndetshme, por edhe të shijshme, ndaj mund të shtohen lehtësisht në dietën tuaj. Mund t’i piqni në furrë ose thjesht t’i zieni në një tenxhere. Cilado mënyrë që të zgjidhni, kënaquni!