Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë të posaçme për ish-zëvendëskryeminstrin Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK ka dorëzuar një kërkesë për arrestim.
Seanca do të mbahet në orën 10:00 dhe mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do t’i japë kartonin jeshil për t’i hapur rrugë arrestimit të Ahmetajt.
Ditën e djeshme, në seancë plenare, opozita kërkoi që të diskutohej sa më shpejt raporti për Arben Ahmetajn. Por mazhoranca kundërshtoi.