Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare në mesditë dhe pasdite. Reshje shiu në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në verilindje dhe juglindje të vendit. Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek.Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1 ballë.