Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja janë dy shqiptarët që mbetën të vrarë gjatë atentatit me armë zjarri në Athinë një ditë më parë.
Ndërkohë një tjetër person ngeli i plagosur.
Ekzekutimi ndodhi në një lokal qendror në Nea Zmirni në Greqi.
41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua me dy herë armë zjarri në kokë, ndërsa 44-vjeçari Armando Organja, ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.
Nga hetimet paraprake rezulton e ngjarja e rëndë ka ndodhur për larje hesapesh.
Dyshohet se autori ka qenë profesionit në qitje dhe se vrasjet kanë ndodhur brenda 4 sekondave.