Ndriçim Dervishi është 32-vjecari nga Shijaku që humbi jetën në aksidentin tragjik në Rrogozhinë pasi ishte në mjetin tip ‘Benz’ kur përfundoi nën rrotat e kamionit.
Dervishi së bashku me pasagjerin që është në gjendje të rëndë ishin në automjetin ‘Benz’ kur mesditën e kësaj të enjteje, u futën në parakalim të gabuar. Për pasojë mjeti u bë copash dhe përplasja ishte aq e fortë sa Dervishi nuk arriti të mbijetonte.
Njoftimi i policisë
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.