Një tjetër person është marrë në pyetje për sa i përket dhunimin brutal të vajzës keniane Joy Ayoko. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka mundur të identifikojë këtë person i cili ndante të njëjtën ambient pune me vajzën Keniane.
Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Ayokon në rezidencën ku ajo qëndronte. Madje ai ka pranuar se një natë është ngjitur bashkë me të në banesën ku ajo qëndronte, në rezidencën “Flauer”.
Polica e ka shoqëruar personin pasi ditën e ngjarjes nëpërmjet kamerave të sigurisë së një ambasade, e ka identifikuar duke lëvizur me skuter. Për këtë çështje ende hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë se kush janë personat e përfshirë në ngjarje. Ndërkohë që i riu që është pyetur disa ditë më parë i shtohet listës së personave të dyshuar.
Disa javë më parë në pyetje u morën 6 persona përfshirë edhe Rodi Barçi, shoferi i kazinos. Pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, janë lënë të lirë, ndërsa këtyre personave u janë sekuestruar telefonat celularë.
Yoy Ayoko, më 14 gusht të vitit të kaluar, u gjet e dhunuar barbarisht në kryeqytet, por ngjarja u mbajt e fshehur, për tu zbuluar muaj më vonë teksa qëndronte në koma në spitalin e Traumës. Ajo u transportua nga familja në Kenia ku edhe ndërroi jetë.