Përfaqësuesja e futbollit të femrave e Suedisë u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Botës pasi mposhti kampionet në fuqi të SHBA-ve 5-4 në penallti në të 16-at e Kupës së Botës.
Amerikanet e nisën lojën nën presion, ndërsa e mbyllën fazën e grupeve në vend të dytë. Kundër kishin përfaqësuesen nordike që vinte pas tri fitoreve. Ekipi i drejtuar nga Vlatko Andonovski e dominoi takimin, por u ndal nga 11 pritje të shkëlqyera nga portierja suedeze Zeqira Musoviç.
Lindsei Horen goditi traversën në pjesën e parë, ndërsa Musovic priti një gol të sigurt nga Aleks Morgan. 4 herë kampionet e botës vazhduan të dominonin në kohën shtesë, por pa gjetur golin.
Amerikanet kryesonin 3-2, por në vazhdim Megan Rapino gaboi ashtu si edhe Sofia Smith. Kelli O’Hara goditi shtyllën, ndërsa goli i suedezes Lina Hurtig u quajt i rregullt nga sistemi VAR, që përcaktoi përfaqësuesen që kualifikohet në çerekfinalet e kompeticionit.
Kjo është faza më e hershme ndonjëherë që SHBA është eliminuar nga Kupa e Botës.