Edhe pse ajo është një nga personazhet më të njohur edhe të dashur për publikun shqiptar, duket se policia zvicerane nuk ka të njëjtin mendim për Alketa Vejsiun. Kjo u bë e ditur nga vetë ajo në një postim të bërë në “Instagram”, ku tregon se pasaporta e saj kishte përfunduar në çantën e vajzës.
“1 orë në Polici në një stacion treni të Zvicrës që s’do më bie rruga më në jetë besoj. Kisha harruar pasaportën në çantën e vajzës që nuk udhëtonte me mua. Quhesha ilegale në Zvicër. E para herë në jetë që harroj pasaportën dhe ndodh në vendin më të saktë të botës. Tani duhet dikush të më sjellë pasaportën këtu se nuk lëviz, dot. Por të paktën me dhanë leje qëndrimi të përkohshme. Me fat që kisha policë të mbarë. Negociova me 8 policë zviceran dhe më lejuan”, shkruan Alketa në postimin e saj.