Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, autoritetet aerritën të zbulonin një banesë dykatëshe që përdorej për kultivimin e bimëve narkotike.
Policia deklaron se krimi i organizuar është drejtuar nga biznesi i marijuanës duke e kthyer zonën në një vend të rrezikshëm dhe të dominuar nga bandat.
“Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen këtu,” – tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase.