Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës, Rajana Jata, është pëzulluar nga detyra për shkak se akuzohet për dekonspirim hetimesh.
Mësohet se Jata akuzohet se ka dekonspiruar dhe shpërdoruar detyrën duke vënë në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Kryesekretarja në Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se ka pasur një komunikatë me anë të telefonit me një person nga DPSHTRR, duke i thënë se ka nisur një hetim.
Fillimisht mësohet se hetimi ka nisur nga SPAK por më pas është kaluar në Prokurorinë e Tiranës, pikërisht në këtë moment hetimi ka rënë “në vesh” të kryesekretares e cila ka dekonspiruar hetimet.
Përfshirja e Rajana Jatës në këtë dekonspirim është faktuar nga tabulatet telefonike. Tashmë ëhstë regjistruar ndaj saj procedimi penal.