Përdoruesit e Gmail dhe Hotmail duhet që të kenë kujdes nga një mesazh i rrejshëm që pretendohet se dërgohet nga ekipi i Facebook Support. Emaili mashtrues, i cili u vu në dukje nga ekspertë të sigurisë kibernetike tek Trustwave, pretendon se llogaria e përdoruesit të Facebook është në rrezik të mbylljes pasi që u gjetën shkelje të standardeve të komunitetit.
Përdoruesit të Facebook i kërkohet që të klikojë në një link ku thuhet se mund të bisedojë me ekipin e Facebook Support në Messenger, por që nëse e klikon atë link të gjitha të dhënat e përdoruesit vidhen. Raporti i The Trustwave thotë se njëri nga mesazhet e rreme që ata zbuluan ka titullin “mesazh i ri nga Facebook”.
Në email shkruhej: “Faqja e juaj është planifikuar që të fshihet për shkak të shkeljes së standardeve të komunitetit. Nëse ne nuk marrim mesazh nga ju në 48 orët e ardhshme, faqja në pyetje do të fshihet automatikisht. Mund ta apeloni këtë vendim duke vizituar kutinë tuaj të mesazheve”. Në email-in e dërguar shfaqet një buton ku shkruhet Apelo Tani, në të cilin përdoruesit e Hotmail, Gmail dhe Outlook mund të klikojnë.
Megjithatë, sapo që ai buton të klikohet, përdoruesit drejtohen tek një faqe e rreme apeli në Facebook dhe një bisedë false në Messenger, e cila udhëhiqet nga Google Firebase.