Edhe për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të bëhen prezente në orët e mesditës.
Përgjatë maleve në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 17 deri 32°C, në zonat e ulëta 19 deri 37°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 36°C.