Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike falë ndikimit ndikimit të Anticiklonit të Azoreve si dhe masës ajrore të unifikuar. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtar në relievet malore. Tendencë e ngricave përgjatë akseve rrugore.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14m/sek. Shoqëruar me valëzimi në detet të forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 2 deri 17°C, në zonat e ulëta 4 deri 21° C dhe në zonat bregdetare 3 deri 21°C.