Kryeministri Edi Rama thotë se paga mesatare në Shqipëri do të arrijë 900 euro në vitin 2024. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se rritja e pagave vjen si pasojë e reformave që ndikuan në rritjen e ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private dhe rritjes së prodhimit e të eksporteve.
Rama thotë se një tjetër faktor që ndikoi në rritjen e ekonomike të vendi ishte dhe modernizimi i sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale. Më tej, kryeministri shprehet se shteti është forcuar dhe ka ulur korrupsionin në tatime dhe dogana.