Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendicit akut. Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndërhyrja është kryer me laparoskopi, ka zgjatur rreth 1 orë, prej 03:30-04:30 të mëngjesit dhe ky informacion është konfirmuar nga shefi i Kirurgjisë Digjestive në QSUT, Arben Gjata, i cili kreu edhe operacionin. Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë.