Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan priti të premten në Jerevan Richard Moore, kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike MI6.
Kjo është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i qeverisë armene.
Bashkëbiseduesit diskutuan për proceset që ndodhin në rajonin e Kaukazit Jugor, si dhe prekën temat e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, theksoi shërbimi për shtyp.
Mediat armene kujtojnë se më 12 dhjetor, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Armenisë Armen Hryhoryan u takua me Richard Moore dhe ministrin britanik të shtetit për çështjet evropiane Leo Doherty në Londër.
Ata diskutuan per perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.
Gjatë vitit 2022, shefat e shërbimeve të inteligjencës ruse dhe amerikane kanë vizituar edhe Armeninë.
Në veçanti, drejtori i CIA-s amerikane, William Burns, vizitoi Armeninë në korrik, dhe drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Naryshkin, mbërriti në Jerevan tre ditë pas Burns.