Policia e Krujës ka njoftuar ditën e sotme se një shpërthim ka ndodhur në lagjen numër 1. Sipas njoftimit të bluve, është hedhur një kapsollë detonator në çatinë e shtëpisë së shtetasit me inicialet B.K.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 dhe si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Dyshohet se lënda plasëse është vendosur nga persona të paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ autorëve.