Kristi foli në një intervistë për gjithë eksperiencën e tij dhe rrugëtimin e gjatë që nga nisja e spektaklit e deri finalen e madhe të së shtunës. Ai u shpreh se impaktin që kishte në publik, ai e kuptoi kur doli jashtë.
‘Do them me plot naivitet, unë thoja gjithmonë që nuk e kisha idenë që mund të kem fansa, imagjino për të tjerët. Më erdhën shumë gjëra në të njëjtën kohë, bëhet shumë e vështirë. Kuptova që Shqipëria me të vërtetë është vend shumë ndryshe, kjo e shton konfuzionin tim më shumë. Për mua nuk ka lënë trauma, thjesht kam kaluar shumë gjëra negative. Situata që nuk desha t’i dëgjoja që kanë lënë një gjurmë ose është thjesht kjo koha që duhet të përshtatem nga ky ndryshim i madh.
I pyetur për mikun ose mikeshën që Kristi ka zënë brenda shtëpisë ai u përgjigj:
Kristi: Deri tani në muhabete, në komunikim ka qenë Dea. Me Dean jam akoma duke folur. Edhe me Zhaklinën kam muhabet shumë të mirë. Me shumicën nuk besoj të kem shoqëri. Mendoj që Zhaklina ka tërheqje seksuale ndaj meje, s’është problem. Unë nuk besoj që kam. Do doja një më të re për atë pjesë.