Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi në gjykatë të pandehurit për krimin makabër në vitin 2017, ku u vra dhe u dogj Menduh Kurtdeda për një borxh 1 milion lekë. Në gjykatë janë dërguar ish gruaja e viktimës, Marjeta Karaj, i biri Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota si autorë të vrasjes së Kurtdedës në pasi u identifikuan në vitin 2022.
Ngota shfaqi pendesë dhe pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer ngjarjen. Ai bashkë me Besmir Karajn do të gjykohen për bashkëpunim me Marjeta Karajn për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës.
Nga ana tjetër Sipas Prokurorisë, Marjeta Karaj, ka pasur mosmarrëveshje me Kurtdedën në lidhje me menaxhimin e fondeve të një shoqate. Marjeta pretendonte për një borxh prej 1 mln lekësh, e ndërsa viktima e mohonte një fakt të tillë.
Në vitin 2017, djali i Marjetës, Besmir Karaj dhe miku i tij, Gazmir Ngota me kërkesë të saj, kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në Kodër Shupal, pasi e kanë torturuar për borxhin i kanë vënë edhe flakën.