Koli Bele është caktuar sërish relator për ankimimin e Partisë Demokratike. Shorti u hodh ditën e sotme në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi PD e Enkelejd Alibeajt dorëzoi një ditë më parë ankimimin ndaj vendimit të kryekomisonerit Ilirjan Celibashi që i la jashtë zgjedhjeve.
Koli Bele ishte relator edhe në ankimimin e parë që PD kishte bërë në KAS për vendimin e PD-së, por që çështja u rikthye sërish tek kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Në seancën e zhvilluar një ditë më parë, Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.