Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njohu ligjërisht si kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Bashën, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, për të takuar Sali Berishën. Në fokus të takimit pritet që të jetë aksioni që opozita e bashkuar do të vendosë për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 14 majit.
Kujtojmë se ditën e djeshme Partia e Lirisë publikoi listat me emrat për këshilltarët bashkiakë. Kodi Zgjedhor shprehet se kur një parti nxjerr emrat e anëtarëve për këshillin bashkiak asaj nuk i lejohet më që të bëjë koalicion, gjë që vështirëson situatën e Berishës. Nuk dihet se cila do të jetë lëvizja e radhës e Sali Berishës tani që KQZ i ka dhënë të drejtë grupimit të Lulzim Bashës për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Demokratike.