Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Ky i fundit nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dënimin nga Greqia për kalim kufiri në 23 qershor të vitit 1999.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se nuk ka shkak ligjor që t’i ndërpritet mandati, pasi ky dënim nuk e pengon për të kandiduar.
“Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar e dhënë edhe nga organi i prokurorisë së përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale që ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që fakti që se ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentit të krijuar nga ky institucion që prej vitit 2020, ne kemi mbajtur qëndrimin që s’ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana që nuk e ndalojnë që të marrin zyrën publike”, tha Celibashi.