Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili e cila akuzohet se ka marrë para nga Katari për të ndikuar në vendimet që merren në PE ka dhënë deklaratën e saj para hetuesve. Eurodeputetja greke në PE, e cila ndodhet në paraburgim që prej datës 9 dhjetor ka pranuar se i ka kërkuar babit të saj që ta fshihte valixhen me para.
Ajo ka deklaruar para hetuesve se ishte në dijeni të aktivitetit të kryer nga bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi së bashku me ish-eurodeputetin Antonio Panzeri. Disa ditë më parë, Francesco Giorgi pranoi se ai ishte pjesë e një organizate të kontrolluar nga Maroku dhe Katari që ofronte dhurata për disa ligjvënës të Parlamentit Evropian për të ndërhyrë dhe ndikuar në çështjet evropiane por që bashkëshortja e tij nuk ka asnjë dijeni për punën e tij.
Sipas gazetës ‘Le Soir’ kur policia ndaloi partnerin e saj, Eva Kailin e zuri shpejt paniku dhe ndaj edhe ka treguar në lidhje me valixhen me para.