Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla është arrestuar dje në mbrëmje. Burimet për mediat bëjnë me dije se urdhërarresti është firmosur nga SPAK, pasi ndaj tij rëndojnë dy akuza, ajo për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.
Mësohet se forcat të Operacionales së Tiranës dhe përfaqësues të SPAK kanë qenë që prej orëve të para të pasdites së të mërkurës në Bulqizë. Punonjës të policisë së Bulqizës po mbajnë nën kontroll edhe banesën e vëllait të kryetarit të bashkisë së Bulqizës, Ilir Allës. Po sipas burimeve mësohet se bashkë me Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.
Arrestimet vijnë pas një hetimi 6 mujor.