Greqia lëshoi urdhra evakuimi për ishullin e Korfuzit të dielën ndërsa zjarret filluan të përhapen në të gjithë destinacionin turistik.
Evakuimet nga deti filluan në të gjithë ishullin, tha qeveria lokale të dielën në mbrëmje. Pamjet e shpërndara në mediat sociale të dielën në mbrëmje treguan zjarre përgjatë një prej plazheve të ishullit.
Zjarret kanë detyruar turistë dhe banorë të largohen.
Temperaturat gjatë javës së kaluar kanë tejkaluar 40 gradë celsius në shumë qytete të Greqisë. Përveç Rodhosit dhe Korfuzit, shërbimet e urgjencës po merren me zjarret në ishullin Evia, në Aigio dhe në jugperëndim të Athinës.