Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale me rreze të mjaftueshme për të goditur territorin e SHBA-së, tha sot ministri i Mbrojtjes e Japonisë. Raketa ra në det afërsisht 210 km në perëndim të Hokkaido.
SHBA e ka dënuar nisjen, ndërsa Koreja e Jugut ka urdhëruar masa më të forta parandaluese kundër Veriut. Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, paralajmëroi të enjten për një përgjigje “më të ashpër” ndaj çdo pranie të shtuar ushtarake amerikane.
Ajo lëshoi gjithashtu një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në të njëjtën ditë. Roja Bregdetare e Japonisë raportoi gjithashtu nisjen. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se këtë vit Koreja e Veriut ka kryer një numër rekord të testeve të raketave balistike, të cilat janë të ndaluara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë sanksionuar vendin lidhur me programet e tij të raketave dhe armëve bërthamore.