Policia e Korçës ka vënë në pranga ditën e sotme agjenten e shërbimeve të postës private ‘Adex’, Alma Beqiri 46 vjeç. Ajo me anë të mashtrimit që iu bënte bizneseve online që dërgoni porositë e tyre tek klientët në Korçë dhe Pogradec, ka arritur që të përvetësojë 3 milionë euro. Alma Beqiri shpërndante pako të ndryshme postare për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Sipas burimeve, Alma Beqiri investoi 3 milionë euro në pasuri të paluajtshme dhe biznese, të cilat i kishte regjistruar në emër të familjarëve të saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.
Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.