Mediat ndërkombëtare prej disa ditësh kanë raportuar se marrëdhënia mes këngëtares Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk po shkon siç duhet. Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se kjo ‘krisje’ ka ardhur nga fakti se Lopez kërkon të ketë më tepër kontroll seç duhet ndaj partnerit të saj.
Ylli latin, Lopez i ka mohuar të gjitha këto akuza në një intervistë për intervistën ‘Vogue’ ku i ka hedhur poshtë zërat duke treguar se ajo ka ndryshuar emrin në Jennifer Lopez Affleck.
“Njerëzit do të më quajnë ende Jennifer Lopez. Por emri im ligjor do të jetë zonja Affleck sepse ne jemi të bashkuar. Ne jemi burrë e grua. Unë jam krenare për këtë. Nuk mendoj se është problem. Unë kam shumë kontroll mbi jetën dhe fatin tim dhe ndihem e fuqizuar si grua dhe si person. Nëse doni të dini se si ndihem, fjala e duhur do të ishte romantike’’,-u shpreh Lopez.