Kylian Mbappe do të fitojë nga kontrata e re e firmosur së fundi me PSG-në 630 milionë euro në tri vitet e ardhshme. Ylli francez rinovoi në verë me klubin parisien, ndërsa po diskutonte me Real Madridin për t’u transferuar në La Liga.
Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, shifra prej 630 mln euro si pagë bruto, e bën atë sportistin më të paguar ndonjëherë.
Kontrata ka disa klauzola, por jo bonuse performance si për Ligën e Kampioneve apo “Topin e Artë”. Vendimi i Mbappe për të rinovuar solli shumë polemika, ndërkohë që ai u ndikua edhe nga ndërhyrja e presidentit Emmanuel Macron. Me kontratën e re, ylli francez e trefishoi pagën e tij në 6 mln euro, 2.7 milionë euro pas taksave.
Bonusi i tij për rinovimin me vlerë 180 milionë euro do të paguhet me tre këste çdo korrik dhe Mbappe do të marrë shumën e plotë edhe nëse largohet herët. Kësaj i shtohet edhe një bonus besnikërie prej 70 milionë eurosh në fund të verës nëse ai do të qëndrojë, që do të shtohet me 10 milionë euro për çdo sezon që ai qëndron në klub.
Në total, fituesi i Kupës së Botës përfiton 45% të kësaj shifre, që është ¼ e buxhetit të klubit pas taksave./ Klan News