Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një status ironik të bërë nga ish-deputeti socialist Anis Harasani në lidhje me arrestimin e shtetasve rusë dhe çekë në afërsi të uzinave të armëve në Gramsh dhe Poliçan, të cilët dyshohen si anëtarë të celulave të huaja të spiunazhit.
“Shqiptarët janë me fat, imagjinoni çfarë katastrofe do të ishte nëse këta super-agjentë rusë do të fotografonin inceneratorin e Tiranës”, shkruan Andis Harasani në postimin e tij.
“Konstatim i drejtë!”- shkruan Meta në mbishkrimin e ironisë së bërë nga ish deputeti socialist.