Autoriteti i Konkurrencës ka rrëzuar marrëvesjen për rritjen e çmimit të pantentave.
Fillimisht kjo marrëveshje u pezullua ndërsa sot Konkurrenca njoftoi se dakordësia mes Drejtorisë së Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Shoqatave të Autoshkollave bie në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye kanë vendosur ta rrëzojnë.
Vendosja e një çmimi tavan për patentat sipas marrëveshjes së parashikuar do të dëmtonte tregun dhe Autoriteti i Konkurrencës e sheh si një rrezik. Autoriteti i Konkurrencës njofton se do të monitorojë tregun për një periudhë 1 vjeçare dhe nëse do të konstatohen shkelje, do të merren masa ndëshkuese.
Marrëveshja që ishte nënshkruar mes DPSHTRR dhe grupeve të interesit parashikonte që çmimi i patentës të shkonte deri në 85 mijë lekë.