Një sherr mes disa personave në Korçë ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lagje në Korçë, në afërsi të shkollës “Demokracia”.
I plagosuri është nisur drejt spitalit, ndërsa autori ka rënë në pranga. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa priten të tjera detaje në vijim.