Një burrë britanik ka treguar se si u dashurua me një refugjate ukrainase, me të cilën tashmë është martuar. Luke Dickinson, 28 vjeç nga Bristol u martua me eci me 37 vjeçaren, Vira Klimova në fund të shtatorit, më pak se tre muaj pasi filluan të flisnin me njëri-tjetrin.
Pavarësisht se nuk e kuptonin gjuhën e njëri-tjetrit, ata përdorën Google Translate për të komunikuar. Nëna e një fëmije mbeti e pastrehë pasi forcat ruse pushtuan Odessa më 24 shkurt, duke lënë të shkatërruar banesën që ajo ndante me vajzën e saj 15-vjeçare.
“Ne përdorëm Google Translate në çdo mesazh pasi ajo nuk kuptonte anglisht. Më pëlqeu shumë, kështu që nuk kishte rëndësi“, tha ai.