Vendimi për të pezulluar kombëtaren ruse të futbollit, si dhe klubet nga garat ndërkombëtare, është ende në fuqi, njoftoi zyrtarisht gjykata sportive në qytetin zviceran të Lozanës.
Organizata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ashtu si Organizata Evropiane e Futbollit (UEFA), pezulloi ekipet ruse, si dhe kombëtaret, në shkurt të vitit të kaluar, sapo filloi agresioni rus kundër Ukrainës.
Vendimi për pezullimin u konfirmua më pas nga Gjykata Ndërkombëtare e Sporteve, e cila hodhi poshtë ankesën ruse kundër këtij vendimi.
Agjencia gjermane e lajmeve Dpa bën të ditur se Federata Ruse e Futbollit kishte të drejtë të apelonte pezullimin deri më 13 janar të këtij viti, por gjykata sportive e mori ankesën vetëm më 10 shkurt.
Gjykata e mori vendimin për vazhdimin e pezullimit më 20 shkurt dhe e shpalli zyrtarisht një ditë para përvjetorit të fillimit të pushtimit rus. Me këtë të gjitha suspendimet e përmendura u bënë përfundimtare, transmeton Hina.