Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të mbajtur zgjedhje të reja në Kamëz. Kësisoj mbetet në fuqi vendimi i datës 19 qershor 2023 ku u certifikua rezultati i zgjedhjeve të 14 majit. Rakip Suli fitoi me një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha. Koalicioni Meta-Berisha gjithashtu kërkuan edhe ekspertimin kompjuterik të pajisjeve elektronike të zgjedhjeve në po këtë qytet.
Ndërkohë pritet që Kolegji Zgjedhor të marrë në shqyrtim kërkesat e koalicionit për përsëritjen e zgjedhjeve në Elbasan dhe Kuçovë.