Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës në kryeqytet. Në pranga kanë rënë Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema. U shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç.
Uniformat blu kanë sekuestruar 1 kilogram e 100 gramë kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 mijë lekë.