“Lufta” midis bandave për kontrollin e trafikut të drogës duket se është përshkallëzuar në Antëerp të Belgjikës, aty ku më 22 janar të këtij viti u ekzekutua në një atentat Bledar Muça. Muça, një emër jo i panjohur për drejtësinë konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjas në Elbasan dhe ishte dënuar me dy vite burgim për përplasjen me armë me agjentet e policisë në Elbasan.
Pikërisht pas vrasjes së Muçës, duket se qyteti belg sipas mediave vendase nuk ka gjetur qetësi, teksa në periferi, pranë Borgerhout, banorët u tronditën nga një shpërthim i ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Ky ishte sulmi i tretë i tillë në vetëm një javë, ku u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të shtëpisë së synuar.
Policia, Sedee Dovo, shërbimi ushtarak belg për asgjësimin e bombave u thirr në vendngjarje ndërsa rruga në Ledeganckstraat u mbyll për kalimtarët, në atë që ishte kulmi i një vargu sulmesh me bomba në Antwerp. Pajisja shpërthyese, e cila dukej se kishte shënjestruar bodrumin e pronës, raportohet se ishte një pajisje e thjeshtë shpërthyese e improvizuar e bazuar në fishekzjarre, ose IED në gjuhën ushtarake.
Më herët në të njëjtën javë, një ndërtesë apartamentesh në Generaal de Wetstraat, gjithashtu në Borgerhout, u vu në shënjestër për dy netë me radhë. Sulmet mund të lidhen me rivalitetin e bandave, teksa Antëerp njihet si një qendër kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës.
“Kjo është veçanërisht e frikshme për njerëzit e Borgerhout. Ata me të vërtetë kanë filluar të ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre dhe në rrugët e tyre… E gjithë qasja ndaj problemit të drogës kërkon një mendim serioz… Unë kryesisht shoh atë që po ndodh në lagje dhe shoh frikën tek fqinjët e mi dhe në veten time. Mendoj se është e nevojshme të punohet me policinë që është e arritshme; oficeri i policisë nga e kaluara, i cili e njeh lagjen nga e para dhe që është në rrugë me biçikletë ose në këmbë, është hequr gradualisht”, tha për mediat, kryebashkiaku i qarkut Marij Preneel.
Pjesa më e madhe e kokainës që trafikohet përmes Antwerp-it besohet se vjen nga Kolumbia. Megjithatë, shqiptarët besohet se janë këmbësorët në rrugë dhe është e qartë se lufta kundër drogës është ndezur.
Media belge në vijim i bën jehonë vrasjes së Muçës, duke raportuar se “në shkurt të këtij viti, një gangster shqiptar me një pasaportë të falsifikuar britanike u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antwerp, mes një beteje të përgjakshme për menaxhimin e tregtisë fitimprurëse të drogës në metropolin belg, e cila e ka shndërruar atë në kryeqytetin evropian të kokainës”.
Beldar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij të shtunën në mbrëmje, pak metra larg një stacioni policie, nga dy vrasës, me autoritetet që deklaruan se ajo kishte të gjitha shenjat dalluese të një vrasjeje me porosi.
Muça, 39 vjeç, u kap më parë në ÇTV në vitin 2016 duke tundur një pistoletë dhe duke qëlluar ndaj policisë dhe oficerëve.
Ai kishte qenë në Antwerp për herë të parë që nga viti 2014 duke punuar si një anëtar kyç i një bande shqiptare që vepronte brenda portit, e cila është shfaqur për shkak se epiqendra e kokainës kontrabandohej në Britani dhe në pjesën tjetër të Evropës nga Amerika e Jugut.
I njohur historikisht për blerjen dhe shitjen e diamanteve, Antwerp thuhet se tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para, me policinë që lufton për të mos humbur betejën me kartelet e drogës.