Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi 10-13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 8 deri 19°C, në zonat e ulëta 8 deri 25 °C dhe në zonat bregdetare 10 deri 23°C.