Një studim një-vjeçar i sistemit të kullimit nën Koloseun ka zbuluar fragmente të eshtrave të arinjve dhe maceve të mëdha që ndoshta janë përdorur për të luftuar ose si pre në lojërat e gjuetisë në arenën e lashtë romake, thanë arkeologët të enjten.
Zbulime të tjera përfshijnë më shumë se 50 monedha bronzi nga periudha e vonë romake, si dhe një monedhë argjendi nga vitet 170-171 pas Krishtit për të përkujtuar 10 vjet sundim të perandorit Marcus Aurelius, shtuan ata në një deklaratë.
Fara nga frutat si fiq, rrush dhe pjepër, si dhe gjurmë ullinjsh dhe arra — që mendohet se tregojnë se çfarë ushqeheshin spektatorët gjatë shfaqjeve — u gjetën gjithashtu nga amfiteatri prej guri 2,000-vjeçar.
Studimi, i cili filloi në janar, përfshiu pastrimin e rreth 70 metra kanalizimeve dhe tubacioneve nën Koloseum hodhi dritë mbi vitet e tij të mëvonshme përpara se të binte në mospërdorim rreth vitit 523 pas Krishtit.
Alfonsina Russo, Drejtore e Parkut Arkeologjik të Koloseut, tha se zbulimet “thellojnë të kuptuarit tonë për përvojën dhe zakonet e atyre që erdhën në këtë vend gjatë ditëve të gjata kushtuar shfaqjeve”.