Petrit (Pjetër) Rushaj dhe djali i tij Jason Rushaj humbën jetën këtë të hënë, pasi makina me të cilën ata udhëtonin u rrëmbye nga rrjedha e ujit në Bogë të Malësisë së Madhe. Bashkë me ta ishte dhe një nga vajzat e Petritit, por ajo arriti të dilte në kohë nga makina.
Inxhinieri shkodran Fatlum Nurja ka publikuar foton e rrugës ku humbën jetën babë e bir, dhe thotë se qeveria nuk ka para për ta përfunduar. Ai ironizon duke shkruar se rruga do të bëhet pasi të jenë shpenzuar të gjitha paratë për rrugët e jugut.
“Babe e Bir i muar uji kete te Hene tek sa ishin ne makine dhe tentuan te kalonin kete kryqezim rrugelumi… Pra kjo eshte “rruga” ne Boge (Malesi e Madhe) qe do ndertohet mbasi qeveria te shpenzoje gjithe parate e marra me kredi per te ndertuar edhe cm e fundit te rrugeve ne Jug…
Ironia eshte se Babe e Bir qe u mbyten te Henen, gjithe Malsia e te tjeret ne Veri paguajne kestet e ketij borxhi njelloj me ata qe gezojne frytet e tij… Une nuk di te kete buxhet shteti qe mos te kete mundesi per kaq para…kur ka kaq rrezik”, shkruan Nurja.