Një 38-vjeçar dhe vëllai i tij 42-vjeçar është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Dimal të Beratit.
Dy vëllezërit kishin kultivuar 240 bimë kanabis në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kishin përshtatur edhe një ambiet për tharjen e saj. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje.
Po ashtu, u sekuestruan edhe 1 përforcues grushti dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.